Telegrafi

Pioli: Ne do t’i analizojmë me kujdes gabimet e bëra, tani mendojmë për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shpreh i dëshpëruar pas humbjes së thellë që ekipi i tij pësoi në sfidën ndaj Interit.

Ai tha se Milani pësoi gola pikërisht në çastet kur dukej se ata po fillonin ta merrnin kontrollin e ndeshjes.

“Ne pësuam gola pikërisht në çastet kur dukej se ne po e merrnim veten. Goli i dytë na dëmtoi shumë, sepse ne gabuam në shumë pasime”.

Në vazhdim, Pioli kërkoi që kjo humbje të harrohet sa më shpejtë dhe të fokusohen në sfidën e së martës, aty ku Rossonerët do të luajnë ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Gjëja më e rëndësishme tani është të përgatitemi për Ligën e Kampionëve. Skuadra ime ka karakter dhe do të jetë në gjendje të analizojë se çfarë shkoi keq në mënyrë që t’i mos i përsërisim gabimet e njëjta të martën. Është vetëm fillimi i sezonit dhe ne kemi atë se çka na duhet për të rivalizuar ekipet tjera”, ka thënë Pioli pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Inzaghi shprehet i lumtur për fitoren në derbi, thur lavde për paraqitjene ekipit të tij

Milani ditën e martë do të presë në “San Siro” ekipin e Newcastle, ndeshje kjo që pritet të sjellë emocione të mëdha për fansat e Milanit për faktin se ata do të takohen përsëri me ish-yllin e tyre Sandro Tonali, i cili zbarkoi në Ligën Premier gjatë afatit kalimtar veror për një shifër rekord parash./Telegrafi/