Stefano Pioli ka debutuar në krye të Milanit me barazim ndaj Lecces.
Rossonerët dy herë kishin epërsinë 1-0 dhe 2-1, por në fund takimi u mbyll në barazim 2-2.
Trajneri i ri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se skuadra e tij tregoi se mund të luaj futboll të bukur.
“Më vjen keq që nuk e fituam ndeshjen, por treguam se mund të luajmë futboll të bukur”, deklaroi Pioli.
“Kërkesat që unë i kam bërë për lojtarët janë të ndryshme me ato përpara. Kemi luajtur mirë si skuadër dhe krijuam shumë, por kemi bërë gabime në të dyja pjesët e fushës”, deklaroi Pioli.
Tekniku italian ka thënë ndër tjera se është koha të rikthehet tek rezultatet pozitive pasi janë duke përfaqësuar një klub të madh si Milani.
Hakan Calhanoglu dhe Piatek ishin realizuesit e golave për Milanin, që javën tjetër luan në udhëtim te Roma. /Telegrafi/