Telegrafi

Pioli: Milani është tani ekip

Stefano Pioli ka thënë se Milani është tani një skuadër që bën lojë ekipore, pas fitores 5-1 ndaj Bolognas në mbrëmjen e së shtunës.

Rossonerët janë të pamposhtur që kur futbolli u rikthye nga pandemia me coronavirus që ishte ndërprerë në mesin e muajit mars.

“Ekipi është duke shijuar vetveten, kjo është ajo që mund të tregoj nga mënyra sesi lojtarët po punojnë në stërvitje, gjatë ndeshjes dhe çdo kohë që kalojmë kohën së bashku,” ka thënë Pioli pas ndeshjes për DAZN.

Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

“Bologna është një ekip i vështirë, kështu që kjo lloj ecurie do të thotë që kemi besim në atë që po bëjmë. Ne nuk kemi arritur ende objektivin tonë, kështu që ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe ta vazhdojmë”.

“Ne kemi punuar mirë gjatë karantinës, falë edhe përpjekjeve të lojtarëve, por është mentaliteti që bën ndryshimin. Ne jemi një ekip tani, kemi besim në atë që po bëjmë dhe që bën që gjithçka të funksionojë më mirë”, ka shtuar më tej ai.

Milani është aktualisht në vendin e gjashtë me 56 pikë, ku kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/