Site icon Telegrafi

Pioli: Milani duhet të mësojë nga barazimi ndaj Lecces

Stefano Pioli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Stefano Pioli beson se Milani mund të mësojë shumë nga barazimi (2-2) në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Lecces.

Trajneri debutoi në drejtimin e Rossonerëve dhe njëherësh ishte edhe ditëlindja e tij, mirëpo festa u rrënua nga një gol i vonshëm i Marco Calderonit, i cili e barazoi rezultatin në minutat shtesë.

Lexo po ashtu Milani ndalet nga Lecce në San Siro, Stefano Pioli dështon në debutim

“Vuajta paksa nga lojtarët me të cilët kam punuar, Babacar dhe Calderoni (golashënuesit e Lecces). Është për të ardhur keq, kishte elemente pozitive, por ne deshëm të fitonim dhe nuk ia dolëm për shkak të gabimeve tona”.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Pashë disa lëvizje të mira, cilësi dhe shpirt, por nëse e lë ndeshjen të hapur, mund të kesh një befasi të pakëndshme në fund”.

“Lojtarët e Milanit janë të vetëdijshëm për aftësitë dhe faktin se po e bartin një fanellë prestigjioze. Ata do ta kenë mundësinë ta gjykojnë vet paraqitjen e tyre dhe ne do t’i analizojmë me kujdes… Mendoj se merituam fitore”, ka deklaruar Pioli për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version