Telegrafi

Pioli mbetet trajner, Rangnick mund të emërohet si drejtor sportiv te Milani

Stefano Pioli

Stefano Pioli mund të qëndrojë si trajner i Milanit nëse Ralf Rangnick emërohet drejtor sportiv.

Rangnick duket i destinuar për në Milan këtë verë, ku lajmet për të kanë qenë të shumta.

Sipas Tuttosport, ekziston mundësia që gjermani të vijë vetëm si drejtor sportiv.

Nëse ndodh kështu, gazeta shkruan se Pioli do të vazhdojë të qëndrojë.

Ish-trajneri i Fiorentinës, Interit dhe Lazios, e këndelli skuadrën paksa, duke e renditur në pjesën e epërme të renditjes në Serie A.

Kontrata e tij skadon në vitin 2021, por ekziston një klauzolë që ia lejon klubit ta ndërpres pa kompensim nëse nuk arrihet kualifikimi në garat evropiane. /Telegrafi/