Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka kërkuar nga lojtarët të punojnë fort në mënyrë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” janë kryesuesit në Seria A, një pikë më shumë se rivalët e Interit.
Pavarësisht kësaj, Pioli ka kërkuar nga lojtarët që të plotësojnë objektivin dhe të rikthehen në Champions.
“Duhet të punojmë që të përmirësohemi dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk ka kërkuar asgjë, ata nuk na bëjnë presion”.
“Duhet të bëjmë çmos që të sjellim Milanin ku duhet të jetë, në Ligën e Kampionëve. Ka munguar për një kohë të gjatë”, ka thënë ai. /Telegrafi/