Stefano Pioli pranon që Milani i tij bëri gabime të kushtueshme që Lille i shfrytëzoi plotësisht dhe ky ishte shkaku që ekipi i tij humbi në kuadër të Ligës së Evropës.
Rossonerët ishin të pamposhtur në 24 ndeshje, që nga një humbje 2-1 në Serie A ndaj Genoa në mars, por u mposhten thellë në San Siro të enjten mbrëma.
Një het-trik i Yusuf Yazici rezultoi vendimtar, pasi rotacioni i skuadrës nuk dha rezultat këtë herë dhe Milani u mposht në fund 0-3.
“Luajtëm kundër një ekipi të fortë dhe e bëmë të vështirë jetën tonë. Nuk filluam keq, por mendova se do të ishim më të rrezikshëm në sulm dhe nuk ishim në gjendje të krijonim mjaftueshëm shanse”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.
Vai sull'App per ascoltare le dichiarazioni del Mister al termine di #MilanLille
👉 https://t.co/k2zluibzhx#ACMLOSC #UEL #SempreMilan pic.twitter.com/yABV942akv— AC Milan (@acmilan) November 5, 2020
“Me një skuadër të tillë të fortë në kundërsulm, sapo të sulmonim, në mënyrë të pashmangshme ajo hapte hapësira dhe kjo shkonte në favor të tyre”.
“Vlerësojmë pozitivisht dhe negativisht, si gjithmonë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, kemi më shumë gjëra negative sesa pozitive për të parë. Nuk ishim vetvetja dhe kemi bërë gabime, sepse Lille është një ekip që do të përfitojë nga ato gabime”.
“Unë jam trajneri i kësaj skuadre, kam përjetuar ndërtimin e kësaj ndeshje dhe mund t’ju siguroj se nuk nënvlerësuam askënd. As ne nuk e humbëm nga sytë qëndrimin e duhur. Është vetëm një ditë pushimi dhe do të mësojmë prej saj”.
“Kjo është një skuadër e re, por edhe një skuadër e pjekur që do të dijë të reagojë ndaj vështirësive”, përfundoi trajneri italian i Milanit. /Telegrafi/