Telegrafi

Pioli: Leao është si Henry, duhet të bindë vetën për cilësitë që ka

Rafael Leao është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me fanellën e Milanit.

Sulmuesi portugez shënoi edhe në sfidën e fundit, ku Milani mposhti Romën me rezultat 3-1.

22-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje këtë edicion, ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se Leao është si Thierry Henry, teksa i ka thënë portugezit që ta bindë vetën për aftësitë që ka.

“Leao më kujton shumë Thierry Henry. Unë mendoj se ai duhet të bindë veten për cilësitë që ka dhe të punojë shumë në mentalitetin e tij, të përpiqet të jetë ambicioz”.

“Duhet të mendojë të jetë në majë, por talenti nuk mjafton. Ai e kupton se duhet të punojë në një mënyrë të caktuar”, u shpreh Pioli.

Sulmuesi portugez është transferuar te Milani në vitin 2019 nga Lille për një shumë rreth 30 milionë euro.

Përkundër se në verë disa skuadra shprehën interesim për të, Milani refuzoi të gjitha ofertat duke besuar në cilësitë e tij. /Telegrafi/