Trajneri i Interit, Stefano Pioli e pranon se kualifikimi në Ligën e Kampionëve, është edhe më e vështirë tani, por mbron rekordin e tij.
Nerazzurrët humbën në shtëpi ndaj Sampdorias të hënën në mbrëmje, rezultat ky i cili i lë ata nëntë pikë prapa vendit të tretë me vetëm tetë ndeshje të mbetura për tu luajtur.
Kjo humbje ka bërë që edhe trajneri i klubit, Pioli, të deklaroj se kualifikimi në Ligën e Kampionëve ka qenë gjithmonë një ëndërr e vështirë.
“Liga e Kampionëve ka qenë gjithmonë një ëndërr e vështirë për të arritur”, ka thënë fillimisht Pioli para konferencën e tij për shtyp.
“Ne nuk jemi dënuar matematikisht, por në qoftë se ajo ishte e vështirë para unë të vij,tani është edhe më shumë. Por, ne harrojmë shumë lehtë rrugën që kemi marrë”, transmeton Telegrafi.
“Ekipi kishte nevojë për një shkundje pas humbjes ndaj Napolit dhe në Izrael, ka pasur ende një rrugë të cilën ne e morëm dhe ekipi e di se ka nevojë për të konsoliduar këto cilësi”.
“Ne kemi nevojë për të provuar se jemi konkurrues dhe që gjithmonë mund të fitojmë me cilësi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/