Telegrafi

Pioli: Do konkurrojmë deri në fund për tri pozitat e para

Stefano Pioli beson se në të ardhmen e afërt Interi mund të konkurrojë me Juventusin, Romën dhe Napolin, teksa nuk heq dorë nga pozita e tretë në kampionat.

Trajneri i Interit ka folur mbi bazën e ekipit të tij dhe arritjet që mund t’i ketë skuadra nerazzurre në këtë sezon.

Sipas Piolit, vendi i tretë në Serie A do të luftohet deri në fund edhe pse do të jetë vështirë, ndërsa për të ardhmen e sheh skuadrën e tij shumë konkurruese.

Lexo po ashtu Pioli kërkon 13 fitore për ta futur Interin në Ligën e Kampionëve

“Perspektiva peshon rëndë mbi ne. Sezonin e kaluar vendi i tretë i Ligës së Kampionëve kishte 80 pikë dhe këtë herë ka të ngjarë të jetë më i lartë”, ka thënë Pioli Corriere della Sera.

“Ne kemi nevojë për kohë, kemi nevojë për të punuar në grup dhe mentalitet”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu De Boer zbulon problemet me Icardin dhe Brozovicin te Interi

“Inter kanë një bazë të nivelit të lartë, me një dizajn të duhur dhe investime efektive që mund të arrijnë Juventusin, Romën dhe Napolin”, përfundoi Pioli.

Ndryshe, Interi momentalisht gjendet në vendin e katërt të Serie A me 48 pikë apo gjashtë më pak se Napoli dhe tetë më pak se Roma në vend të dytë. /Telegrafi/