Telegrafi

Pioli: Koha që Interi të fitojë

Stefano Pioli thotë se Interi nuk ka nevojë që të motivohet nga garat evropiane për të fituar ndaj Genoas.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 15:00 me Nerazzurët që po kalojnë formë mediokre së fundmi.

“Unë shpresoj që ka ardhur momenti që ne të fitojmë. Ne do të shohim për zgjedhje taktike mëngjesin e të dielës”.

“Ne nuk kemi fituar që një kohë të gjatë dhe objektivi jonë është i qartë. Nuk ka pasur nevojë për mua që të motivoj ljotarët, ne thjesht duhet të jemi realist. Ne jemi Interi dhe është detyrë e jona që të fitojmë”, deklaroi Pioli.

Interi nuk ka asnjë gjasë që të kualifikohet për ndonjë nga garat evropiane.

/Telegrafi/