Ecuria e fitoreve të Interit mori fund pasi që vizituan Torinon dhe u ndalën nga kampioni në fuqi Juventusi.
Por edhe pas kësaj humbje, Inter vazhdon të mendojë për Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Interit, Stefano Pioli kërkon 15 fitore nga djelmoshat e tij për ta zënë njërën nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Kemi potencial të shkojmë në Ligën e Kampionëve por vetëm nëse fitojmë 13 ndeshje nga 15 sa kanë mbetur gjithsej”.
“Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Duhet të besojmë dhe të arrijmë njërën nga dy pozitat”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/