Stefano Pioli është i lumtur për Gabigol pas golit debutues në Serie A në fitoren prej 1-0 kundër Bolognas.
Gabriel Barbosa u inkuadrua nga banka rezervë dhe shfrytëzoi një asistim të Danilo D’Ambrosios për të shënuar golin e parë me fanellën e Nerazzurrëve.
“Është gjithmonë një gjë e mirë kur skuadra beson deri në fund, pasi që i tillë është sporti. Vuajtëm, tempi ynë ishte i ngadaltë dhe kundërshtarët tanë u mbyllën shumë mirë”.
“Mirëpo, angazhimi dhe besimi i skuadrës ishte deri në fund, prandaj shansi erdhi dhe ne e shfrytëzuam”, ka deklaruar trajneri për Mediaset Premium.
“Në zhveshtore kanë thënë se Gabigol do të ofrojë një darkë në stilin brazilian për të gjithë pasi ta shënojë golin e parë. Jam i lumtur për të, ai po angazhohet shumë pas fillimit jo të mirë”, ka shtuar Pioli. /Telegrafi/