Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të marrë një shpërblim të madh nëse arrin ta udhëheqë klubin drejt lavdisë apo triumfit në Ligën eKampionëve këtë sezon.
57-vjeçari i ka transformuar kuqezinjtë që kur mori drejtimin në tetor të vitit 2019, duke i udhëhequr ata drejt Scudettos së tyre të parë në më shumë se një dekadë sezonin e kaluar dhe duke i çuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku ata do të përballen me rivalët e qytetit, Interin.
Përderisa Milani ka impresionuar në Evropë këtë sezon, ata janë dukur shumë më të paqëndrueshëm në Serie A, duke i lënë ata në garën për top katërshe.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli është i sigurt për shanset e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe ka qenë i sigurt që kur rinovoi kontratën me klubin në tetor, kur zgjati qëndrimin e tij deri në vitin 2025.
Trajneri italian kërkoi që në kontratën e tij të re të përfshihet një bonus në rast fitore apo triumfi në Ligën e Kampionëve.
Bonusi në kontratën e Piolit ka vlerë rreth 300 mijë euro dhe tregon besimin e tij në aftësitë e skuadrës në garën kryesore të klubeve evropiane. /Telegrafi/
Milan, maxi bonus per Pioli in caso di trionfo Champions https://t.co/y0WjPnDfuA pic.twitter.com/g7vx9ibnXG
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) April 27, 2023