Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka analizuar humbjen ndaj Sampdorias për Inter Channel.
Italiani ka thënë se nuk dëshiron të flet për të ardhmen, apo objektivat, por se preferon të koncentrohet në të tashmen.
“Mendoj se jemi duke humbur shumë kohë duke folur për të ardhmen, kjo nuk është pjesë e programit tonë të punës. Ka zhgënjim pasi ishte rast për t’u shfrytëzuar”.
“Kemi edhe tetë ndeshje dhe duhet të reagojmë menjëherë, ashtu siç bëjnë ekipet e forta. Duhet të bëjmë gjithçka për të ndryshuar të tashmen, duhet të ndryshojmë. Kemi luajtur shumë në aspektin individual”.
“Në pjesën e parë ishim kompakt, kemi krijuar shumë, por nuk ishim të saktë. Në pjesën e dytë i kemi dhënë shumë hapësirë kundërshtarëve”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/