Stefano Pioli dëshiron fitore në takimin e nesërm(diel) që Interi e zhvillon në udhëtim te Bologna, një skuadër të cilën trajneri i Interit e ka quajtur të organizuar mirë dhe me një trajner të mirë.
Trajneri i Interit ka theksuar në konferencën për shtyp se dëshiron përqendrim maksimal nga futbollistët e tij në mënyrë që të vazhdojnë me fitore, edhe pse do t’i duhet të bëj pa tri mungesa shumë të rëndësishme.
“Bologna janë një anë skuadër e mirë-organizuar me një trajner të mirë, kështu që ne duhet të mbetemi të përqendruar në punën tonë, të jemi efikas dhe të vazhdojë rritjen tonë”, ka thënë fillimisht Pioli për Mediaset Premium.
“Ne duhet të marrim ndeshjet një nga një. Arrijmë në Dall’Ara në një pozitë të mirë në tabelë dhe duam të fitojmë”, përcjell Telegrafi.
“Natyrisht se është zhgënjyese të jemi pa Mauro Icardin, Geoffrey Kondogbian dhe Marcelo Brozovicin, por unë kam një skuadër të fortë dhe ne do të bëjmë më të mirën për fitoren”.
“Ne nuk mund të shikojmë se çfarë janë duke bërë skuadra tjera. Ne duhet të mbështetemi në veten tonë dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur”, përfundoi trajneri italian i Interit. /Telegrafi/