Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka folur për situatën e Gabriel Barbosas te klubi nga Milano.
Tekniku italian ka thënë se braziliani duhet të ketë durim pasi ai është një investim për të ardhmen.
“Gabigol? Sinqerisht nuk kam ndonjë gjë të madhe për të thënë. Ai ka punuar mirë në javët e fundit dhe ka treguar se ka numrat për t’u bërë i madh. Por, ashtu siç ka punuar ai, kanë bërë edhe shokët e tij”.
“Në fushë fus lojtarët që më hapin më shumë siguri. Nëse Gabigol ka durim do e kuptojë mënyrën e punës në Itali ai do të rritet shumë”.
“Ai është investim i madh i Interit për të ardhmen”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/