Telegrafi

Pioli flet pas triumfit në udhëtim te Empoli dhe titullin kampion: Milani meriton notë të lartë për vitin 2021, kampionati ende i gjatë

Milani barazoi me Udinesen dhe u mposht nga Napoli për të qenë 180 minuta pa fitore në Serie A, gjë që vetëm një herë kishte ndodhur këtë edicion.

Rossonerët u rikthyen te fitoret, pasi mposhtën Empolin në udhëtim me rezultat 2-4 në një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar.

Franck Kessie me dy gola si dhe Alessandro Florenzi e Theo Hernandez me nga një tjetër ishin shënuesit për Milanin.

Pas kësaj fitore ka folur trajneri Stefano Pioli, duke thënë se ishin shumë të rëndësishme tri pikët.

“Fitorja kundër Empolit është shumë e rëndësishme, sepse reaguam me karakter dhe vendosmëri. Duhet ta fitonim këtë ndeshje, për klasifikimin dhe besimin tonë”.

“Vuajtëm, por shtrënguam dhëmbët dhe luajtëm si skuadër, duke arritur një rezultat të rëndësishëm”, tha Pioli.

Tutje Pioli ka thënë se Milani i tij e meriton një notë të lartë për vitin 2021, por tani futën në fazën më të vështirë.

“Milani meriton një notë të lartë për vitin 2021, po tregojmë se jemi konkurrues. Pastaj hapi i fundit është gjithmonë ai më i vështiri”.

“Faza e dytë do të jetë akoma më e vështirë, duhet të mundohemi të rikuperojmë sa më shumë lojtarë. Jam i kënaqur me reagimin e skuadrës, sepse jemi një grup i ri. Jam i bindur se me Napolin nuk e meritonim humbjen, tani duhet të shfrytëzojmë mirë pushimin sepse  janari është një muaj i rëndësishëm”, ka thënë Pioli.

Milani e mbyll këtë vit në pozitën e dytë në Serie A me 42 pikë, katër më pak se rivali lokal Inter. /Telegrafi/