Telegrafi

Pioli e paralajmëron Interin: Kampionati nuk fitohet në dhjetor, duhet të përmirësohemi

Mg Milano 28/09/2021 - Champions League / Milan-Atletico Madrid / foto Matteo Gribaudi/Image nella foto: Stefano Pioli PUBLICATIONxNOTxINxITA

Gara për titullin e kampionit në Serie A këtë edicion është bërë shumë e nxehtë. 

Inter, Milan, Napoli dhe Atalanta janë katër skuadrat me diferencë të vogël të pikëve dhe po bëjnë një garë shumë interesante.

Interi ia ka rrëmbyer vendin e parë Milanit dhe trajneri i Rossonerëve e ka paralajmëruar rivalin lokal se kampionati nuk fitohet në dhjetor.

Nuk besoj se mund të flitet për shkëputje. Interi po tregon cilësitë e kampionatit të kaluar, por kampionati nuk fitohet në dhjetor. Vitin e kaluar ishim ne në krye dhe të gjithë e dimë si përfundoi. Ne duhet të bëjmë më mirë se kampionatin e kaluar dhe të mbledhim më shumë se 79 pikë”, tha fillimisht Pioli.

Milani do të përballet me Napolin në derbin e javës të dielën dhe Pioli ka folur për këtë takim.

“Kemi bërë një fazë shumë të mirë. Do të më pëlqente që të merrnim më shumë se 43-pikëshi i sezonit të kaluar, por tani duhet të ringrihemi dhe të pedalojmë fort”.

“Napoli ka bërë mirë si ne, duhet që të ngremë nivelin e paraqitjeve tona. Ritmi i mbajtur në ndeshjet e mëparshme ka qenë i ekzagjeruar, kundër Udineses nuk luajtëm mirë dhe skuadra e di. Kundër Napolit duhet të riprovojmë që të luajmë siç dimë, sepse niveli i sfidës është shumë i lartë”, u shpreh tekniku italian.

Rossonerët pas 17 xhirove në Serie A ndodhen në vendin e dytë me 39 pikë, katër më pak se Interi që ka një ndeshje më shumë. /Telegrafi/