Telegrafi

Pioli: E gjithë familja ime ishin tifozë të Interit

Stefano Pioli është i lumtur, krenar dhe ambicioz që ta kthejë Interin aty ku e meriton.

Trajneri italian u konfirmua këtë javë në krye të Nerazzurrëve dhe tash e ka dhënë intervistën e parë për Inter Channel.

“Po, mund të themi se ky është Interi im. Jam shumë i lumtur krenar dhe ambicioz për të nisur këtë aventurë të re në mënyrën më të mirë. Tash duhet të mësohem me ambientin dhe të gjithë që punojnë këtu”.

Lexo po ashtu Tri ndeshjet e para të Piolit në krye të Inter, secila më e vështirë se tjetra

“Lojtarët do të jenë në dispozicion, presim punë cilësore – ne jemi Interi dhe kemi cilësi për të pasur sukses”.

“Bologna-Inter ishte ndeshja ime e parë si fëmijë, e gjithë familja ime ishin tifozë të Interit dhe u rrita me këngë të dedikuara për Beccalossi dhe Pasinato”, ka treguar Pioli. /Telegrafi/