Stefano Pioli ka folur për ndeshjen ndaj Genoas, por edhe për ecurinë e kampionatit deri më tani dhe se çfarë pret në vazhdim të kampionatit.
Ishte mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili shënoi dy gola për t’ia siguruar fitoren 2-0 nerazzurrëve ndaj Genoas.
“Ne kemi kërkuar që të bëjmë presion te kundërshtarët tanë. Ne vuajmë në disa situata ku ne duhet të jemi më të fokusuar, por ky ishte një gur i rëndësishëm sepse në fund fituam”, ka thënë Pioli për Mediaset Premium.
“Në pjesën e parë ne duhet të kishim sulmuar hapësirën më mirë. Genoa e bënë mirë atë dhe sulmuesit tanë luftuan për të marrë ndonjë shërbim të pastër. Natyrisht ka presion, ne jemi në një moment të vështirë, por unë shoh një qëndrim pozitiv dhe dëshirën për të provuar që nuk i përkasim vendit të 11-të”, përcjell Telegrafi.
“Ne gabuam kundër Napolit, pjesërisht për shkak të qasjes sonë, por lojërat e tjera kanë qenë të mira. Kjo do të thotë se cilësia është këtu. Ne duhet të jemi më efikas edhe kur mbrohemi edhe kur sulmojmë”.
“Nuk mund të jemi të kënaqur me sezonin deri më tani, kështu që ne duhet të pranojmë kritikën dhe të japim më të mirën. Është një sezon i gjatë, ne me siguri do të përmirësohemi dhe duam të jemi në pozitë më të mirë deri në pushimin e Krishtlindjeve”.
“Jemi duke punuar për të marrë më të mirën e potencialit tonë, por tani është koha për vendosmëri, përulësi dhe duke luajtur me një stil efikas të futbollit”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/