Site icon Telegrafi

Pioli deklarohet pas humbjes ndaj Genoas: Kaosi te Milani nuk mund të fshihet

Stefano Pioli ka thënë se nuk ka pse të fshihet kaosi që është te Milani, sidomos në humbjen 2-1 ndaj Genoas.

Trajneri i Rossonerëve nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, derisa pësuan humbje në shtëpi në javën e 26-të në Serie A.

“Nuk ka duhet një alibi apo justifikim për humbjen, luajtëm pa tifozë, Parma – SPAL u shtye për disa minuta, mirëpo në situatë të njëjtë ishte edhe kundërshtari ynë”, ka thënë Pioli pas ndeshjes.

Milan – Genoa (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Nuk mund të them se nuk luajtëm apo se nuk kishim raste. Nga 22 gjuajtje, vetëm disa prej tyre përfunduan në kuadratin e portës. Duhet të bëjmë më shumë për të marrë fitoren që nuk arrihet lehtë”.

Lexo po ashtu Milani mposhtet në San Siro nga Genoa

“Do të diskutojmë edhe një herë me lojtarët se çfarë nuk shkoi dhe t’i analizojmë në përpikëri gabimet tona”, ka shtuar më tej ai.

Pas javës së 36-të Milani është në pozitën e shtatë me 36 pikë, e që po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version