Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që Interi e luan ndaj Chievos.
Trajneri italian e ka cilësuar kundërshtarin e nesërm(shtunë) si të fortë në mbrojtje, por gjithashtu ka theksuar se skuadra e tij mund të fitoj çdo ndeshje nesh luan futboll të saktë.
“Ne jemi duke kërkuar që të ngjitemi në tabelë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe unë mendoj se mund ti marrim tre pikë nga çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë për shtyp.
“Chievo është një skuadër me një mbrojtje shumë të fort. Ne duhet të jemi shumë të kthjellët, të lëvizim mirë në fushë dhe të luajmë futboll të saktë”, përcjell Telegrafi.
Pioli gjithashtu dha edhe një koment rreth transferimit më të ri të Interit, Roberto Giagliardini.
“Është i rëndësishëm sepse ka shumë cilësi, është gati dhe mund të jap energji për ekipin, si dhe ka një të ardhme të madhe përpara. Është një sinjal i ambicies së pronareve. Është i gatshëm fizikisht dhe psikologjikisht për të luajtur”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/