Stefano Pioli ka mbërritur në Milano për t’u takuar me drejtuesit, pasi është gjithnjë e më afër për t’u bërë trajneri i ardhshëm i zikaltërve.
Trajneri italian ka fituar garën ndaj spanjollit, Marcelino, për drejtimin e skuadrës së Interit në vazhdim të kampionatit.
Sipas Gazzetta dello Sport, Pioli ende nuk ka përfunduar marrëdhënien e tij me Lazion, duke pasur parasysh se ai është ende në listën e pagave të tyre, pas shkarkimit të tij kthehet në prill.
Megjithatë, kjo prishje e kontratës është afër dhe vetëm atëherë ai do të mund të konfirmohet zyrtarisht nga Interi.
Gjatë mbërritjes në zyrat ligjore të klubit, Pioli është munduar të fshihet duke vendosur syze dhe një kapuç në kokë. /Telegrafi/