Site icon Telegrafi

Pini më shumë ujë, humbni më shumë peshë?

Njerëzit në dietë që pinë më shumë ujë kanë humbje më të madhe të peshës, sipas një rishikimi të studimeve të mëhershme.

Sidoqoftë hulumtuesit thanë që ende nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të thënë me siguri të plotë që pirja e ujit më shumë do t’i ndihmojë njerëzit të humbin kilogramë.

Tri hulumtime kanë treguar që konsumimi i shtuar i ujit tek njerëzit në dietë është lidhur me humbjen më të madhe të peshës.

Një studim nga grupi i Davyt ka zbuluar që të rriturit e moshës së mesme dhe më të vjetër që kanë pirë dy gota ujë para shujtës kamë humbur rreth dy kilogramë më shumë se sa grupi që nuk ka pirë ujë shtesë.

Një studim tjetër ka zbuluar që femrat të cilat kanë rritur konsumimin e ujit derisa kanë qenë në dietë kanë humbur më shumë peshë se ato që kanë pirë më pak se një litër në ditë.

Nuk është e qartë se si mund të ndihmojë uji njerëzit të bien në peshë, transmeton koha.net. Një mundësi, tha Davy, është që uji mund të neuralizojë ndjenjën e urisë.

Nuk ka dëshmi përfundimtare

Instituti i mjekësisë rekomandon që të rriturit të konsumojnë në mes 2.7 litra ujë për femra dhe 3.7 litra për meshkujt çdo ditë, por ky total mund të arrihet edhe përmes ushqimit, ujit të zakonshëm dhe pijeve tjera.

Derisa studimet eksperimentale sugjerojnë që pirja e ujit mund të ndihmojë në humbjen e peshës, testimet që i ka ekzaminuar Muckelbauer nuk tregojnë gjithmonë që njerëzit të cilët pinë më shumë ujë janë më të dobët.

Një studim tketër ka zbuluar që femrat të cilat pinë ujë në vend të pijeve të ëmbla, kanë shanse më të vogël për të zhvilluar diabetin.

Muckelbauer tha që do të ishte e dobishme të ketë eksperimente më të mëdha që shqyrtojnë përfitimet potenciale të humbjes së peshës duke shtuar më shumë ujin gjatë dietës. /Telegrafi/

Exit mobile version