Site icon Telegrafi

Pini lëng të karotës çdo ditë për ta ulur shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut, njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund të lihet pa u diagnostikuar sepse nuk zhvillohen gjithmonë simptoma.

Mënyra më e sigurt për ta ditur nëse e keni këtë sëmundje është duke e kontrolluar rregullisht shtypjen e gjakut, transmeton Telegrafi.

Nëse kjo nuk trajtohet, mund të shpie në probleme më serioze shëndetësore – si sulmet e zemrës apo të trurit. Prandaj, çfarë mund të bëni për ta parandaluar hipertensionin?

Hipertensioni shkaktohet nga duhanpirja, konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të alkoolit dhe nga mungesa e ushtrimeve fizike.

Edhe ajo çfarë konsumoni mund të ketë ndikim negativ në shifrat e shtypjes së gjakut.

Ekspertët britanikë rekomandojnë të hani një dietë të balancuar mirë dhe të keni kujdes nga kripa.

Kripa e rritë shtypjen e gjakut, andaj, aq më shumë që hani, aq më e lartë do të jetë shtypja e gjakut. Kështu, synoni t’i hani më pak se 6g kripë në ditë – që i bie rreth një lugë çaji.

Karotat janë burim i mahnitshëm i kaliumit – mineral i cili e zvogëlon shtypjen e gjakut. Kaliumi është minerali kyç në të cilin trupi mbështetet për të funksionuar siç duhet.

Kaliumi ndihmon në uljen e shtypjen së gjakut duke i balancuar efektet negative të kripës. Veshkat ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut duke e kontrolluar sasinë e lëngjeve që ruhen në trup. Aq më shumë lëngje, aq më e lartë shtypja e gjakut. Konsumimi i kripës e rritë sasinë e sodiumit në enët e gjakut, të cilat pastaj e çrregullojnë balancimin duke e zvogëluar aftësinë e veshkave për ta larguar ujin.

Duke ngrënë më shumë pemë dhe perime, ju do t’i rritni nivelet e kaliumit dhe të ndihmoni në rikthimin e atij balancimi.

Një gjysmë gote karote e copëtuar i përmban rreth 1.8g fibra dhe 105mg kalium. Por, ekspertët rekomandojnë që karotën ta konsumoni në formë lëngu. /Telegrafi/

Exit mobile version