Nëse keni vendosur të humbni peshë, por thjesht nuk keni kohë të mjaftueshme për ushtrime të rregullta fizike, atëherë kjo pije magjike do të bëjë mrekulli në belin tuaj.
Veç kësaj, kjo pije është tejet e mirë për detoksikimin dhe eliminimin e të gjitha gjërave të tepërta të trupit. Është përmirësues i mahnitshëm i energjisë, i cili jo vetëm që e përmirëson shëndetin por edhe e rritë disponimin, transmeton Telegrafi.
Kjo pije është dëshmuar se e shpejton edhe metabolizmin, gjë që rrjedhimisht shpinë në humbjen e peshës.
Sidoqoftë, gjëja më e mirë e kësaj pije është se përgatitet lehtë, është tejet e shëndetshme dhe jep rezultate të dëshirueshme në një kohë shumë të shkurtë.
Përbërësit:
– Gjysmë limoni
– Një kastravec
– Një xhenxhefil të prerë
– Një tufë majdanoz
– 1/3 ujë
Të gjithë përbërësit i futni në një blender dhe i përzieni derisa ta fitoni lëngun e dëshirueshëm. Këtë lëng e konsumoni çdo natë para se të flini. /Telegrafi/