Telegrafi

Piloti shkatërroi laurën e parkingut me sëpatë në Denver – sigurimi mezi arriti ta ndalë – publikohen pamjet nga aeroporti ndërkombëtar

Një pilot i aviokompanisë United Airlines përdori një sëpatë për të thyer laurën në parkingun e punonjësve në aeroportin ndërkombëtar të Denverit.

Kenneth Henderson Jones, 63 vjeç, u akuzua për sulm me sëpatë, ndërsa dëmi u vlerësua në 700 dollarë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar nga CBS tregon se si piloti goditi 23 herë laurën me sëpatë derisa arriti ta rrëzonte.

Më vonë ai debatoi me një punonjës të aeroportit i cili pa se çfarë ndodhi dhe u përpoq t’i merrte sëpatën.

Nga konflikti nuk ka të lënduar. Ndaj pilotit është ngritur aktakuzë dhe gjykimi është paralajmëruar për 25 shtator.

Nga aviokompania thanë se Jones është hequr nga orari, dhe do të mbetet i tillë ndërsa një hetim i brendshëm është në vazhdim.

Policia tha se piloti u përpoq të dilte nga parkingu, por kishte gjashtë vetura të tjera përpara në të tre laurat e daljes.

Jones u përpoq të zgjidhte problemin “për të gjithë ata që prisnin në radhë”. /Telegrafi/