Telegrafi

Piloti i propozon martesë të dashurës gjatë fluturimit me aeroplan (Video)

Dooley Ellis, i ka propozuar martesë të dashurës së njohur si Ana, derisa po fluturonin nga Melbourne për në Los Angles.

Kapiteni që shërben për kompaninë ‘Qantas’ për 30 vjet, e ka shfrytëzuar sistemin e zërimit, që publikisht të bëjë pyetjen e madhe, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, e dashura tij ka pranuar dhe ata i kanë shkëmbyer unazat e fejesës, teksa të gjithë kanë duartrokitur.

“Në bord e kemi edhe një person special, ajo quhet Ana”, ka thënë Ellis, pasi të ketë bërë njoftimin e zakonshëm të fluturimit.

“Ajo po shkon në Amerikën e Jugut për të vizituar familjen, por unë dua të jem i sigurt që do të kthehet sërish me mua në Australi.”

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si i propozon ai në gjuhën spanjolle, meqenëse ishin takuar në Spanjë para katër vitesh dhe që atëherë më nuk janë ndarë. /Telegrafi/

https://youtu.be/BEnIKm96Ohs