Vizitorët e qendrës së skijimit në Kurshevel të Francës, kanë pasur rastin ta shohin se si piloti i një aeroplani të vogël nuk arrin me kohë të ndalë fluturaken dhe si rezultat i kësaj është përplasur në borë.
Bëhet fjalë për llojin e aeroplanit “PA-46”, që kishte rrëshqitur në pistë dhe ishte përplasur në borën që ishte mbledhur në sasi të madhe pas pastrimit të zonës përreth, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se brenda aeroplanit ishin pesë pasagjerë, ku një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore. Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin rrëqethës kur aeroplani përplaset në borë, derisa ishte me shpejtësitë relativisht të madhe.
Pamjet janë bërë virale në internet, kur ende nuk dihet se nëse kanë pësuar lëndime pasagjerë tjerë që ishin brenda aeroplanit të vogël. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=Bq_b7be2uyE
https://www.youtube.com/watch?time_continue=48&v=wYXnSDakNRY