Telegrafi

Piloti humb kontrollin mbi timonin, aeroplani rrëshqet në pistë dhe përplaset me “hundë” (Video)

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike në Moskë, kanë filmuar momentin kur një aeroplan i vogël rrëshqet në pistë dhe me “hundë” lëviz zvarrë.

E gjithë ngjarja është filmuar në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, ku pasi që rrëshqet në pistë piloti humb kontrollin mbi timonin dhe aeroplani fillon të lëviz anash, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtij incidenti, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht aeroportin për shkaqe sigurie, dhe të fillimit të hetimeve për të zbuluar shkakun e vërtetë.

Mediat ruse raportojnë se në këtë incident nuk është lënduar brenda aeroplanit, edhe pse nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që mund të kenë qenë brenda. /Telegrafi/