Colin Glover që është pilot i kompanisë British Airways, e ka fotografuar vetën duke u vetëkënaqur, derisa aeroplani ishte në 11 kilometra lartësi.
Burri 51-vjeç i ka shtrirë këmbët mbi tabelën komanduese, teksa kishte të veshura çorape femrash, ndërsa ekspozonte edhe organin gjenital, transmeton Telegrafi.
Në një fotografi tjetër të censuruar nga ‘The Sun’, shihet një magazinë pornografike me disa modele të zhveshura, që qëndron sipër drejtueses së fluturakes.
Derisa ai është suspenduar pa afat, njohësit e aeronautikës po pretendojnë se ai nuk bën të kthehet më në punë.
“Jo vetëm se ka bërë gjest të turpshëm, por edhe të rrezikshëm. Aeroplani mund të ketë turbulenca dhe fati i udhëtarëve të jetë në rrezik, me këtë pilot të pavëmendshëm”, ka thënë Chris Yates, që është ekspert i fluturimit.
Në anën tjetër, avokati i Glover i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se klienti tij nuk është në fotografi. /Telegrafi/