Banorët në Bristol të Anglisë janë frikësuar nga një aeroplan pasagjerësh, që fluturoi shumë ulët.
Ata i shqetësoi zhurma e madhe dhe lëvizja mbi vendbanim, teksa disa pretendojnë se ‘e panë edhe shoferin’, transmeton Telegrafi.
“Ishte shumë afër dhe tepër zhurmshëm, më tmerroi” si dhe “eksperiencë e keqe për ata që kanë ankthe” ishin dy prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, zyrtarë të kompanisë që e kanë aeroplanin në pronësi, thanë se kjo ishte një manovër testuese, por e pranuan se ishte shumë më ulët se fluturimet e zakonshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/PN9X1fZTe3g