Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, pati një aksident në Monte Carlo me makinën e tij të shtrenjtë Ferrari Purosangue, e cila vlen plotë 400 mijë dollarë.
Një video po qarkullon aktualisht në rrjetet sociale që tregon shoferin e Ferrarit duke iu afruar kthesës së famshme Fairmont Hairpin përpara se të godasë butësisht një makinë tjetër përpara tij.
Pavarësisht shpejtësisë së ulët, dëgjohet zhurma e kërcitjes së plastikës dhe fituesi i këtij viti i Çmimit të Madh të Monakos përkulet përpara për të parë dëmin.
NOT CHARLES HITTING ANOTHER CAR 😭😭😭 pic.twitter.com/0s3AcgTn9i
— clara (@leclercsletters) September 6, 2024
Pas një aksidenti të vogël trafiku, Leclerc dhe pasagjeri i tij ngritën duart në shenjë falje dhe vazhduan rrugën.
Duket se as drejtuesi i makinës tjetër nuk ishte shqetësuar shumë për aksidentin pasi ka vazhduar rrugën pa e kthyer kokën në atë që ka ndodhur pas tij. /Telegrafi/