Një pikturë “politikisht e gabuar” ishte vendosur në dhomën ku familja mbretërore priti presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkëshorten e tij.
Piktura e Albert Cuyp, që njihet me titullin “Kapitulli i zezakut”, mund të kishte prekur presidentin Obama, në rast se një shërbyes nuk do kishte ndërhyrë në kohë për të hequr etiketën me emrin e pikturës.
Për të mbuluar vendin bosh pas heqjes së etiketës, përcjell Syri.net, shërbyesit vendosën përpara pikturës një abazhur të madh.
Në pikturën “The negro page” duket një djalosh me ngjyrë, në një peizazh të vitit 1660.