Telegrafi

Piktura ‘kopje’ që mblidhte pluhur në magazinë, del të jetë origjinali i tre milionë funteve (Foto)

Bendor Grosvenor, një historian që drejton emisionin ‘Fals apo Pasuri’ në BBC, e ka zbuluar në Muzeun e Swansea në Wales, një pikturë që kushton tre milionë funte.

Punimi që i përket shekullit të XVIII-të, është menduar se është kopje, për çka ishte lënë për vite të tëra e pluhurosur në magazinë, transmeton Telegrafi.

Por, me një shikim të detajuar, është zbuluar se kjo është vepra ‘Meleager dhe Atlanta’ e punuar nga Jacob Jordaens.

Sipas njohësve të artit, kryevepra që shfaq një skenë me zotëra grekë, është bërë mes viteve 1619 dhe 1622.

Një pikturë e ngjashme si kjo qëndron e ekspozuar në Muzeun Prado në Madrid. /Telegrafi/