Site icon Telegrafi

Pika kulmore kur “Tyson Fury nuk donte të vazhdonte” në humbjen nga Oleksandr Usyk

Pamjet e reja janë shfaqur të Oleksandr Usyk duke hedhur breshëri grushtesh në drejtim të Tyson Furyt gjatë duelit të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Ukrainasi fitoi me një vendim me pikë të dielën e javës që shkoi, teksa ypsy King pësoi disfatë për herë të parë në karrierën e tij.

Usyk tani është kampioni i parë i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda që nga Lennox Leëis 25 vjet më parë.

Lexo po ashtu Oleksandr Usyk shfaq lëndimet që ka pësuar në duar nga grushtimi i Tyson Furyt

Çelësi i fitores së tij ishte performanca brutale në raundin e nëntë.

Usyk nisi një sulm fantastik me disa goditje të fuqishme që e lanë Furyn të trullosur.

Britaniku përfundoi duke u mbajtur rreth litarëve të ringut, përpara se gongu ta shpëtonte.

Lexo po ashtu Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Pavarësisht se nuk ra në dysheme, u shënua një nokdaun zyrtar.

Dhe tani ka dalë në dritë një video e marrë nga ana e ringut, e cila tregon se sa afër ishte Fury që të nokautohej.

Klipi i postuar në rrjetet sociale nga një kënd i paparë më parë u jep fansave një ndjenjë se sa të rrezikshme ishin goditjet e ukrainasit dhe sa i trullosur dukej Fury. /Telegrafi/

Exit mobile version