Site icon Telegrafi

Pika kufitare e Kapshticës e mbyllur deri më 14 maj

Është e disata herë që shteti helen shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë, si për pasojë e masave parandaluese për shpërndarjen e COVID-19.

Sipas njoftimit më të fundit, deri në datën 14 maj dogana e Kapshticës do të vazhdojë të jetë me të njëjtat rregulla të mëparshme, ku hyrja drejt Shqipërisë mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00, për gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Ndërsa, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. /Euronews.al/

Exit mobile version