Shumë burra nuk e dinë saktësisht se ku është kjo pikë
Meqenëse meshkujt shumë më lehtë përjetojnë kënaqësi gjatë seksit klasik, çështja e orgazmës së femrave dhe si ta arrijnë atë, është bërë më e rëndësishmja.
Debati mbi pikën e famshme G ka vazhduar për vite me radhë dhe disa pretendojnë se është mënyra e vetme e besueshme për të arritur orgazmën, ndërsa të tjerët besojnë se e gjithë kjo histori është thjesht një trillim, transmeton Telegrafi.
Është fakt që femrave në shumicën e rasteve u është i domosdoshëm stimulim shtesë, meqenëse më pak se 20 për qind e tyre mund të përjetojë orgazmën vetëm në bazë të seksit me penetrim.
Në rregull, të gjithë e dinë që çelësi është klitori, mirëpo sa meshkuj vërtet e dinë ku saktësisht gjendet ajo pikë magjike, e cila ia hap dyert kënaqësisë femërore.
Në klitor gjenden më shumë se 8.000 përfundime nervore, dhe për këtë shkak ai është shumë i ndjeshëm. Mirëpo, nuk është çdo pikë e klitorit njësoj e ndjeshme.
Ekspertët e seksit theksojnë që bindshëm më shumë nerva gjenden nga ana e majtë e klitorit, madje në kuadratin e sipërm, dhe ai është ai vendi magjik të cilin patjetër duhet ta gjeni.
Kjo pikë është vendi qendror në meditimin orgazmik, dhe këshillohet që stimulimi i butë me lëvizje rrethore të zgjasë 15 minuta.
Në këtë mënyrë, siç pretendojnë përkrahësit e këtij meditimi, orgazma do të jetë shumë më e fortë.
Asnjëherë nuk është vonë për të mësuar diçka të re, prandaj kjo është gjithashtu një mundësi e shkëlqyeshme për meshkujt që teknikën e tyre të stimulimit të klitorit ta qojnë në përsosmëri. /Telegrafi/