Nëse keni vështirësi me gjumin e natës dhe nuk mund të flini, është e mundur që të keni pirë një pije pak para se të shkoni në shtrat, gjë që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj
Disa pije padyshim duhet të shmangen, si kafeina, por një pije që gjithashtu bën pjesë në atë kategori mund t’ju habisë, dhe ajo është uji.
‘‘Te të rinjtë e shëndetshëm, sekretimi i urinës është më i ulët gjatë natës sesa gjatë ditës. Kjo ju ndihmon të mos zgjoheni gjatë natës. Nëse pini shumë ujë në mbrëmje, mund të prishë atë ekuilibër’, shpjegon Sleep Foundation, transmeton The Sun.
Për të shmangur prishjen e këtij ekuilibri, pini më shumë ujë gjatë gjithë ditës për të shmangur dehidratimin.
Pija tjetër që duhet shmangur janë lëngjet e gazuara. Shumica e këtyre pijeve janë plot me kafeinë dhe sheqer, dhe të dyja mund të ndikojnë në gjumin.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha sheqeri gjatë ditës zgjohen më shpesh gjatë natës.
Përveç kësaj, shumë njerëz shijojnë një gotë verë në darkë, por megjithatë vera duhet të shmanget para gjumit. Kjo ndodh sepse alkooli prish ritmet cirkadiane të trupit – cikle që zgjasin 24 orë si pjesë e orës së brendshme të trupit.
Në vend që të pini ujë, pije të gazuara ose verë para gjumit, merrni parasysh një filxhan qumësht të ngrohtë, çaj pa kafeinë ose çaj bimor. /KP