Telegrafi

Piers Morgan sërish thumbon Messin, pas triumfit në Kampionatin Botëror

Piers Morgan e ka përfolur Lionel Messin, duke e akuzuar argjentinasin se po e tepron me festimet e tij në rrjetet sociale.

Një adhurues i Cristiano Ronaldos, Morgan nuk e ka fshehur kurrë faktin se ai absolutisht e mbështet sulmuesin portugez – duke dalë rregullisht për ta përkrahur në rrjetet sociale.

Dhe me këtë tha, ai mendon se ka vetëm një fitues të qartë në debatin Messi-Ronaldo, se kujt i takon epiteti i lojtarit më të mirë në të gjitha kohërat.

Por, ndërsa dashuria e Morganit për Ronaldon është e pamohueshme, ai gjithashtu nuk është shmangur kurrë që të thumbojë Messin sa herë që mundet.

“OK, Lionel, e kuptojmë, ju fituat Kupën e Botës”, shkroi Morgan në Twitter.

“Tani po e teproni pak me shfaqjen e gëzuar…”.

Më pas ai bashkangjiti disa foto të Messit që i ka postuar në Instagram, ku gjashtë postimet e tij të fundit ishin për triumfin e tij në Kupën e Botës. /Telegrafi/