Jordan Pickford ka reaguar rreth golit që pësoi në FA Cup nga talenti i Liverpoolit, Curtis Jones.
Evertoni u eliminua nga gara e dytë më e rëndësishme në Angli me golin e vetëm që shënoi 18-vjeçari i The Reds.
Dyshja ishin takuar pas ndeshjes në tunel, derisa kishin shkëmbyer disa fjalë.
“Jones, një gjuajtje e mirë. Më pëlqeu ajo çfarë bëre”, i ka thënë Pickford anëtarit të Liverpoolit.
Mesfushori kishte pranuar topin nga Divock Origi, derisa gjuajti jashtë zonës së rreptësisë së Toffes.
Jones kishte zbuluar pas ndeshjes se e kishte lutur Jurgen Kloppin që ta fuste në lojë dhe më pas arriti ta shpërblente besimin që i kishte dhënë trajneri gjerman. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1213876571091689473