Telegrafi

Pickford punëson sigurim, pas kërcënimeve që mori në lëndimin ndaj Van Dijkut – portieri anglez ndihet i rrezikuar

Kanë kaluar dhjetë ditë nga derbi që u zhvilluar në Merseyside dhe ende po diskutohet rreth tij.

Takimi që përfundoi 2-2 mes Evertonit dhe Liverpoolit në Goodison Park, solli disa skena që konfrontuan jo vetëm lojtarë, por edhe tifozët.

Jordan Pickofrd lëndoi Virgil Van Dijkun pas vetëm 11 minutash lojë, duke e detyruar holandezin të largohet nga fusha.

Pas ndeshjes, Liverpooli konfirmoi se lojtari ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të mungojë për disa muaj.

Në këtë incident të ndodhur, Pickford ka marrë dhjetëra kërcënime nga tifozët e The Reds, duke e detyruar që të punësojë sigurim në shtëpinë e tij.

Portieri anglez ndihet i rrezikuar, pasi në shtëpi ka familjen e tij dhe nuk dëshiron që t’i ndodhë diçka e tmerrshme.

Në javën e kaluar, policia nga Merseyside ka konfirmuar se janë duke i hetuar postimet në rrjete sociale, aty ku konfirmohet se Pickford ka pranuar kërcënime me jetë. /Telegrafi/