Kanë kaluar dhjetë ditë nga derbi që u zhvilluar në Merseyside dhe ende po diskutohet rreth tij.
Takimi që përfundoi 2-2 mes Evertonit dhe Liverpoolit në Goodison Park, solli disa skena që konfrontuan jo vetëm lojtarë, por edhe tifozët.
Jordan Pickofrd lëndoi Virgil Van Dijkun pas vetëm 11 minutash lojë, duke e detyruar holandezin të largohet nga fusha.
Pas ndeshjes, Liverpooli konfirmoi se lojtari ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të mungojë për disa muaj.
Në këtë incident të ndodhur, Pickford ka marrë dhjetëra kërcënime nga tifozët e The Reds, duke e detyruar që të punësojë sigurim në shtëpinë e tij.
Portieri anglez ndihet i rrezikuar, pasi në shtëpi ka familjen e tij dhe nuk dëshiron që t’i ndodhë diçka e tmerrshme.
Në javën e kaluar, policia nga Merseyside ka konfirmuar se janë duke i hetuar postimet në rrjete sociale, aty ku konfirmohet se Pickford ka pranuar kërcënime me jetë. /Telegrafi/