Krzysztof Piatek po vazhdon të thyej rekorde te Genoa, duke përfshirë edhe fillimin më të mirë të Serie A për një debutues që nga viti 1949-50.
Sulmuesi polak u ‘rrëmbye’ nga Genoa gjatë verës për vetëm katër milion euro dhe shpejt u bë një hero për tifozët nga Marassi.
Ai shënoi dy gola të shpejt në pjesën e parë të ndeshjes kundër Frosinones këtë pasdite, duke e quar në tetë numrin e golave të tij në gjashtë paraqitje në Serie A.
Kjo e bën Piatekun debutuesin e parë të Serie A që arrin të shënojë tetë gola në gjashtë ndeshjet e para në Serie A që më shumë se 60 vite.
I pari që e kishte bërë një gjë të tillë është Karl Aage Hansen, që në atë kohë luante te Atalanta në sezonin 1949-50.
Efikasiteti i tij është i mrekullueshëm, pasi këto tetë gola erdhën nga 14 goditje të tij drejt portës.
Këto gola të Piatek janë vetëm në Serie A, pasi polaku shënoi edhe katër gola në debutimin e tij për Genoan në takimin me Leccen në Coppa Italia.
Në të gjitha garat, talenti polak ka interferuar në 12 nga 15 golat e Genoas deri tani këtë sezon. /Telegrafi/