Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek ka pranuar se ka qenë tifozë i Arsenalit kur ishte vetëm një fëmijë.
Pak dihet për të kaluarën e polakut pasi u ngrit nga “errësira relative” për të shënuar 19 gola në fanellën e Genoas dhe Milanit në sezonin e parë në Serie A.
Megjithatë, 23-vjeçari pranoi për Tuttosport se tifoz i madh i skuadrës angleze të Arsenalit.
“Më pëlqente me të vërtetë stili i lojës së Wengerit dhe kam admiruar kampionë si Thierry Henry dhe Dennis Bergkamp”.
“Unë e bëra festimin tim të ‘pistoleros’ pasi shënoja gol dhe më pas qëndroja. Tani përfaqëson sharmin e mirë tek unë.
“Kam parë se si njerëzit në Itali janë të çmendur pas kësaj feste. Genoa është një qytet ku u ndjeva mirë. Në veçanti unë e doja detin, klimën e butë dhe ushqimin e mirë”, pohoi futbollisti. /Telegrafi/