Telegrafi

Piatek dëshiron kalimin te Milani?

Krzysztof Piatek (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Krzysztof Piatek thuhet se është i prirur për të kaluar te Milani si  zëvendësues i Gonzalo Higuaint.

Gjatë mëngjesit të së hënës u raportua se Milani shpresonte të provokonte Genoan në pranimin e një marrëveshjeje të shtrenjtë të huazimit për Piatek.

Sipas mediumit italian Sport Mediaset, situata ka shkuar një hap më tej duke deklaruar se sulmuesi polak është i prirur për të kaluar te Rossonerët.

Lexo po ashtu Milani insiston për Piatekun

Sport Mediaset shpjegon se 23-vjeçari është i mendimit se Milani është klubi i vetëm që do t’i garantojë atij një vend titullari dhe një vend krucial në projektin e tyre.

Krzysztof Piatek (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Kjo thuhet se do t’i vendosë ata përpara Interit, të cilët e shohin Piatekun si një zëvendësim të mundshëm për Mauro Icardin nëse ai largohet.

Përveç Interit, Milani do ta fitonte garën edhe ndaj Juventusit dhe Real Madridit, të cilët gjithashtu mendohet se janë të interesuar në polakun.

Lexo po ashtu Reali po mendon transferimin e një sulmuesi qendror, alternativat

Megjithatë, Mediaset pajtohet se Milani do të ketë probleme në financimin e transferimit duke marrë parasysh vendimin e fundit të UEFA-s mbi Fair Play Financiar.

Genoa e vlerëson yllin polak në rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/