Krzysztof Piatek thuhet se është i prirur për të kaluar te Milani si zëvendësues i Gonzalo Higuaint.
Gjatë mëngjesit të së hënës u raportua se Milani shpresonte të provokonte Genoan në pranimin e një marrëveshjeje të shtrenjtë të huazimit për Piatek.
Sipas mediumit italian Sport Mediaset, situata ka shkuar një hap më tej duke deklaruar se sulmuesi polak është i prirur për të kaluar te Rossonerët.
Sport Mediaset shpjegon se 23-vjeçari është i mendimit se Milani është klubi i vetëm që do t’i garantojë atij një vend titullari dhe një vend krucial në projektin e tyre.
Kjo thuhet se do t’i vendosë ata përpara Interit, të cilët e shohin Piatekun si një zëvendësim të mundshëm për Mauro Icardin nëse ai largohet.
Përveç Interit, Milani do ta fitonte garën edhe ndaj Juventusit dhe Real Madridit, të cilët gjithashtu mendohet se janë të interesuar në polakun.
Megjithatë, Mediaset pajtohet se Milani do të ketë probleme në financimin e transferimit duke marrë parasysh vendimin e fundit të UEFA-s mbi Fair Play Financiar.
Genoa e vlerëson yllin polak në rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/