Telegrafi

Phillips do të largohet në janar nga Man City, gjiganti italian kërkon shërbimet e tij

Kalvin Phillips mund të largohet nga Anglia në janar, pasi Juventusi planifikon një lëvizje për ta afruar si huazim mesfushorin anglez.

Manchester City mund të lejojë që mesfushori i tyre, Phillips, të largohet përkohësisht nga klubi në janar, pasi nuk ka gjetur hapësira, ndërsa gjigantët e Serie A, Juventusi, duan medoemos një mesfushor, shkruan Gazzetta dello Sport .

Phillips është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje për Cityzens këtë sezon deh do të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar që po vjen, pasi kërkon të luajë më shumë minuta, në mënyrë që të gjejë emrin e tij në skuadrën e Gareth Southgate për Euron 2024.

Bianconerët janë në kërkim të një mesfushori pasi u mungojnë shërbimet e lojtarëve si Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli për shkak të pezullimeve.

Përveç ish-yllit të Leeds United, Thomas Partey i Arsenalit gjithashtu thuhet se është në listën e dëshirave të Juventusit. /Telegrafi/