Site icon Telegrafi

Philipp Kosnett, betohet si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë

Philipp Kosnett është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kosnett i cili 15 vite më parë kishte shërbyer si në Prishtinë përmes Misionit Diplomatik Amerikan, do të  jetë pasardhës i Greg Delawie që këtë vit i skadoi mandati si ambasador.

Në një video të Ambasadës amerikane në Kosovë, Kosnett tregon se 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik të Amerikës.

“Tani jam krenar që po rikthehem si ambasador për të ndihmuar që të fuqizojë miqësinë e afërt mes dy shteteve tona”, ka thënë Kosnett.

“Bashkëshortja ime, Alison, dhe unë mezi presim të eksplorojmë shtetin dhe të bëjmë shoqëri nga të gjitha komunitetet”, ka thënë mes  tjerash ambasadori i ri i SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version